Gruaja ndryshon gjini, por bie në dashuri dhe ngel shtatzënë me një mashkull

Ishte në fund të transformimit të saj kur zbuloi se po priste një fëmijë.

27-vjeçari, Stephan Gaeth lindi femër, por kur ishte adoleshent u ndje si mashkull dhe u soll si i tillë. Ai nisi një proces transformimi për tu bërë 100% mashkull. Por gjatë kësaj kohe u njoh me Wyley Simpson, me të cilin nisi një marrëdhënie romantike.

Kundër çdo parashikimi Stephan, ende biologjikisht një grua, ngeli shtatzënë. Historia e çiftit, nga Sant’Antonio i Teksasit, është bërë virale në mediat në mbarë botën për shkak të veçantisë së saj.

Stephan prej vitesh kishte marrë hormonet mashkullore, ishte i bindur se nuk mund të mbetej shtatzënë, ndaj kryente marrëdhënie seksuale të pambrojtura me partnerin.

Ata tashmë janë bërë prindër të një djali, Roëan Fox. Çifti kishte vendosur të adoptonte një fëmijë, por fati u ndryshoi jetën.

Share With:
Translate »
581 Views