Habit aktorja e famshme: “Vajza ime do të rritet pa gjini”

Kate Hudson dhe bashkëshorti Danny Fujikawa do ta rrisin të bijën Rani Rose, e lindur në tetor, si “genderless”. E tha vetë aktorja gjatë një interviste, duke theksuar se nuk e di se me cilën gjini e bija do të identifikohet.

“Për momentet duket tepër femërore në energji, tinguj e mënyrën e të sjellit”.

Aktorja ka edhe dy djem, 17 e 14 vjeç, nga dy marrëdhënie të mëparshme. Deklarata e saj vjen në një moment kur disa shtete amerikane, si Kalifornia, Uashingtoni dhe Oregoni kanë nxjerrë ligje që u japin mundësi identifikimi, si meshkujve dhe femrave, pra të zgjedhin një kategori të tretë në certifikatën e lindjes. Nju Yorku ofron opsionin X, për ata që nuk identifikohen në një gjini të caktuar.

Share With:
Translate »
887 Views