Habit Florjana! Tregon vështirësitë e fëmijërisë: “Ishte përgjegjësi shumë e madhe”

Ditën e sotme, në puntatën e rradhës së “Për’puthen” u transmetua takimi i Florjanës dhe Brunos, të cilët janë deklaruar tashmë për njeri-tjetrin prej disa ditësh.

Pas përfundimit të takimit që ishte mjaft i këndshëm dhe romantik, konkurrentja ndau disa detaje rreth personalitetin të saj dhe jetës jashtë programit.

Ajo rrëfeu se si kishte kaluar një fëmijëri ndryshe nga ajo e fëmijëve të tjerë.

Florjana tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllanë, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe.

“Edukata që u jepja atyre ishte përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh ajo, e cila tregoi se as vetë nuk e dinte se ku e gjente forcën për ta përballuar.

Rikujtojmë së në një nga takimet e saj dhe Brunos, ata kaluan disa momente romantike ndërkohë që edhe deklaruan pëlqimin e tyre për njeri-tjetrin.

Në takimin e mëparshëm, Florjana e priti Brunon në shtëpi, ndërsa Bruno ishte kujdesur për një surprizë romantike në natyrë. Duke i shprehur pëlqimin e tij, Bruno i tha Florjanës se do të jetë në “Për’puthen” vetëm për të dhe nuk ka interes për asnjë vajzë tjetër.

Bruno: Deklarohem për ty në atë studio!

Florjana: Edhe unë do të fokusohem vetëm te ty!

Bruno: Jam ndjerë më mirë se çdo herë tjetër

Florjana: Nëse kjo gjë shkon mirë, pse nuk e vazhdojmë jashtë?

Share With:
Translate »
283 Views