Habit Georgina, vishet si kurrë më parë për Krishtlindje e na dhuron fotot fantasike
Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos ka lënë mënjanë veshjet super seksi me të cilat shfaqet zakonisht dhe me rastin e Krishtlindjeve është veshur si elf.

Modelja është fotografuar nga paparacët kur ajo u largua nga shkolla e Cristiano Jr pasi ndoqi festën e Krishtlindjes së djalit të futbollistit.

Georgina shfaqet e veshur me pantallona jeshile, me një këmishë me vija, jelek të kuq, kapelen klasike dhe këpucët karakteristike të elf.

Më vonë Georgina postoi në Instagram një foto ku shfaqej me Ronaldon dhe fëmijët, teksa uroi me këto fjalë: “Gëzuar Krishtlindjet. Ju uroj gjithë lumturinë e botës dhe mbi të gjitha mos të mungojë shëndeti dhe dashuria në shtëpitë tona”.




