Hailey Bieber shfaqet për herë të parë në publik pasi u bë nënë

Mëmësia mund t’i ketë ndryshuar rutinën e gjumit dhe përditshmërisë, por me sa duket jo stilin! Hailey Bieber është fotografuar për herë të parë pasi u bë mama në 22 gusht të muajit të kaluar dhe duket kaq bukur. Influencuesja u shfaq në hyrje të një restoranti në Los Angeles ku zgjodhi të darkojë me mikeshën e saj Kylie Jenner, ndërsa ra në sy stili i saj i veçantë i veshjes.

Hailey Bieber shfaqet për herë të parë në publik pasi u

FOTO: BACKGRID

Hailey kishte zgjedhur një xhaketë në ngjyrë jeshile të hapur, çorape të bardha, këpucë balerina të kuqe dhe gjithë stilin e veshjes e kombinoi me një çantë supi me motive leopardi, ndërsa flokët i kishte kapur topuz.

Hailey Bieber shfaqet për herë të parë në publik pasi u

FOTO: BACKGRID

Nga ana tjetër, edhe mikesha e saj Kylie Jenner kishte zgjedhur të stil veshjeje shumë praktik, xhinse të zeza dhe një kanotierë në po të njëjtën ngjyrë.

Hailey Bieber shfaqet për herë të parë në publik pasi u

FOTO: BACKGRID

Pavarësisht mungesës në publik apo daljeve të shpeshta, Hailey Bieber është kujdesur që të japë sinjale për kapitullin e ri të jetës së saj, si një mama e re. Ajo postoi në Instagram një imazh filmi vizatimor “The Land Before Time”, ndërsa disa ditë më vonë publikoi foton e një unaze me mbishkrimin “MOM”.

Kujtojmë që ka qenë këngëtari Justin Bieber ai që konfirmoi ardhjen në jetë të bebushit me një postim në Instagram. “Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blue Bieber”, shkroi ai në Instagram dhe më tej, Hailey e postoi foton në Instastory.

Share With:
Translate »
30 Views