Halla e Noemit tregon gjendien e saj nga spitali (pamje të rënda)

Ndërkohë që babai dhe dy fëmijët e mitur dje u përcollën për në banesën e fundit, vajza e vetme e mbijetuar po lufton për jetën.

Kjo është tragjedia e familjes nga Shkodra, Preka, që u shua në autostradë dhe preku thellë shqiptarët.

Nga aksidenti tragjik humbi jetën Edmond Preka, djali 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçe, ndërkohë nëna e fëmijëve është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë që 10-vjeçarja është në koma dhe mjekët kanë dhënë shumë pak shpresë për jetën e saj, motra e Edmond Prekës ka bërë një postim drithërues në Facebook.

Ajo ka postuar një foto e cila tregon gjendjen e rëndë të Noemit të vogël e cila po lufton me jetën.

“Kjo është Noemi vajza e vetme që mbeti nga vëllai. Veç me një puls jeton zemra e saj.

Ju lutem ju përgjërohem lutuni për të që të bëhet mrekulli. Të ma lej zoti këtë vajzë si dhuratë prej vëllait.

Lutuni për Noemin”, Valentina Preka, halla e vogëlushes 10-vjeçare.H

Share With:
Translate »
2132 Views