Halle gocash! Sara Hoxha publikon foton epike me të atin dhe na shkriu gazit

Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale që prej bërjes publike të lidhje me reperin e njohur, Ledri Vula.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, ndërsa së fundmi ajo ka publikur foto së bashku me të atin dhe të vëllanë.

Ato duken se po udhëtojnë së bashku në makinë, teksa Sara nuk ka ngurruar që të bëjnë disa ‘selfie’ me njerëzit e saj më të dashur.

“Unë: ba  dil pak mirë. Babi: … “, ka shkruar blogerja teksa u ka kujtuar vajzave situata të ngjashme dhe mesa duket baballarët nuk i paskan shumë në qejf fotot.

Po ashtu, Sara ka publikuar dhe një foto me të vëllanë, ku ka zbuluar se në këtë udhëtimm ai qenka “baby sitter” i vogëlushes Poem Blu.

“Kevi – baby sitter! DM Kevin Hoxha nëse keni nevojë për një kujdestarë bebesh”, ka shkruar ajo krahas fotos të cilën e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Kujtojmë se para pak ditësh, partnerja e Ledrit, na prezantoi me nënën e saj dhe bëri përshtypje fakti që Sara dhe e ëma ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
1020 Views