Hallën e Eneda Tarifës do e kesh takuar edhe ti të paktën një herë në jetë

Tetori njihet në mbarë botën si muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Personazhe të njohur në vend kanë dhënë mesazhe të shumta gjatë këtyre javëve, që çdo grua dhe vajzë të kryejë një mamografi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet në kohë kanceri që prek më tepër gjininë femërore. Ditën e sotme është mbajtur edhe një forum për ndërgjegjësim, në të cilin nuk kanë munguar të ftuar nga fusha të ndryshme, mjekë dhe njerëz nga bota e artit. Eneda Tarifa ka qenë një nga të ftuarat speciale, e cila ka dhuruar edhe një performancë për të përçuar një mesazh për të prekurat nga kanceri i gjirit. Me këtë rast Eneda i ka prezantuar të gjithë edhe me hallën e saj, Dhurata Tarifën, e cila është mjeke në shërbimin e onkologjisë. Ajo ka treguar se ndihet krenare për hallën e saj, që është shumë e njohur në këtë fushë, e që i qetëson njerëzit edhe me fjalët e saj të ngrohta. Të gjithë ndjekësit e Enedës kanë shprehur respektin për personin e saj të afërt, duke treguar se është një mjeke e mrekullueshme.

View this post on Instagram

Me të dashurën dhe të shtrenjtën hallë e cila ja dedikoi të gjithë jetën dhe talentin e saj Onkologjisë. (Kësaj fushe të vështirë që na trishton të gjithëve kur rruga na puq me të). Kush e njeh doktoreshë Dhurata Tarifën, e di se sa e ëmbël është dhe si të shëron vetëm me fjalë e jo më kur përdor të gjitha aftësitë e saj si doktoreshë. Betimi i Hipokratit për të paska qënë ligj. Mua sot me të, më puqi rastësisht, Forumi për luftën kundër Kancerit të gjirit në kuadër të fushatës së përvitshme të Tetorit ku unë sot këndova me emocion të veçantë (I will survive – Gloria Gaynor), për të gjithë të mbijetuarit nga lufta me kancerin, por edhe për profesionistët e mjeksisë, për të shtrenjtën hallën time të dedikuar e që më bën krenare ❤️… Respekt për mjekët dhe doktorët. #muajiindërgjegjësimitpërkancerinegjirit @manastirliu.ogerta

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

Share With:
Translate »
1065 Views