Hana feston ditëlindjen, Mozzik dhe Loredana e urojnë me fjalët më të ëmbla
Ndonëse ata janë ndarë prej kohësh, Loredana dhe Mozzik kanë Hanën, vajzën e tyre, që pavarësisht gjithçkaje i lidh përgjithmonë.
Sot vogëlushja feston tre vjetorin e lindjes. Hana i ka marrë urimet e para nga personazhet më të rëndësishëm të saj.
Mozzik ka publikuar një fotografi me vogëlushen krahas së cilës ka shkruar: “Urime ditëlindja e tretë shpirti e babit”.
Loredana ka ndarë një story ku shkruan: “Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Hana shpresoj të qëndrosh përgjithmonë kështu që je!! Nuk mund ta besoj se sa inteligjente dhe jashtëzakonisht e sigurt mund të jesh në moshën 3 vjeçare. Zemra dhe shpirti im, të dua shumë.”
Po ashtu, nuk ka munguar urimi i xhaxhait të saj, reperit Getinjo. Krahas një fotoje të kapur nga biseda në kamerë me të voglën ai ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen. Urime zemra ime”.