Hapet trau në Rrugën e Kombit pa pagesë, për kosovarët që sjellin ndihma
Shqiptarët e Kosovës nuk kanë ngurruar që të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të ndihmuar viktimat nga tërmeti i fuqishëm.
Ndërkohë që ata vijnë për të na ndihmuar, tek trau , duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme për të kaluar në territorin shqiptar.
por nga dje, Rruga e Kombit është pa pagesë!
Kompania që e menaxhon ka vendosur që të lejohet kalimi pa pagesë i të gjitha makinave, individëve e shoqatave, institucioneve të Kosovës, Shqipërisë etj të cilët janë të solidaruar me situatën në Shqipëri, pas tërmetit që ka lënë 32 viktima dhe mbi 700 të lënduar. /Kids’Time/