Hapja e shkollave bëhet shkak i shtimit të rasteve me koronavirus në Itali
Rastet me Covid-19 në Itali vazhdojnë të rriten ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.724 persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që një ditë më parë shifra ishte 5,372.
Sipas informacioneve nga vendi fqinj, në 24 orët e fundit janë kryer 133.084 tamponë, ndërkohë që 29 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Mes rajoneve më shumë raste ka shënuar Lombardia, ashtu si në muajt mars-prill, me 1.140 infektime të reja, e ndjekur nga Campania me 664 raste.
Autoritetet italine janë shprehur se kjo rritje e rasteve është e lidhur me rikthimin në shkolla, punë dhe nisja e jetës sociale në fillim të muajit shtator.