Hapja e universiteteve/ Çfarë do të ndodhë me studentët që nuk kanë marrë dozën anti-Covid
Pas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë për universitetet, ku theksohet se nuk do të futen dot në auditor nëse nuk paraqesin një certifikatë vaksinimi ka nisur mbledhja e të dhënave nga Universitetet.
Sipas urdhërit të Ministrisë përcaktohet se për studentët që nuk paraqesin certifikatë që vërteton se kanë marrë vaksinën anti-Covid, universitetet duhet të marrin masa për zhvillimin e mësimeve në platforma online duke filluar nga data 11 tetor, e cila është dhe data e fillimit të mësimit në auditore për ciklin Bachelor.
Studentët që kanë marrë vaksinën anti-Covid do të kenë mundësi që të kryejnë mësimin në auditore, ndërsa ata që nuk kanë marrë dozën anti-Covid do të zhvillojnë mësim online.
Sipas të dhënave nga ISHP rreth 34% e grupmoshës 18-30 kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Burime nga universitetit i Tiranës kanë treguar se nëse numri i studentëve të pavaksinuar do të jetë më i lartë se numri i atyre që janë vaksinuar, atëherë do të ridiskutohet nëse mësimi do të zhvillohet online apo në auditor.