“Haribo i babës”, Besniku pozon për herë të parë me Emin dhe na i bënë sytë zemra

Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.

Teksa Jonida ka publikuar vazhdimisht momente pranë së voglës në rrjete sociale, Besiku është treguar më i rezervuar. Megjithatë, as ai nuk e ka kursyer një foto shumë të ëmbël pranë Emit.

Pak më parë, Besniku ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto ku babë e bijën shihen duke parë njëri-tjetrin. “Haribo i babës”, ka shkruar ai krahas fotos, ku shihet që Emi ia ka ngulur sytë.

Share With:
Translate »
828 Views