Harry kërkoi OK nga një familjar për tu fejuar me Mehgan

Edhe pse ishin aq të afërt me Harry-n, Meghan Markle-it i është dashur të kapërcejë një sprovë përpara se të arrinte të lidhte kurorë në 19 maj, duke u shndërruar nga një aktore që nuk njihej shumë jashtë Amerikës, në dukeshën e Sussex-it, për të cilën sot flet e gjithë bota! Përpara se të bënte pyetjen e madhe, Princi  paska kërkuar mendimin e kunatës, Kate Middleton. Që të dy ata janë shumë të lidhur dhe këshillat e dukeshës së Kembrixhit, ai duket i mban vëth në vesh.

 


Kur e kuptoi se lidhja me Meghanin po bëhej serioze, ai organizoi një takim mes saj dhe Kate-it, që rezultoi një sukses. Nga ai moment, marrëdhënia mes të dyjave ka ardhur duke u forcuar. Burimë prane familjes mbretëtorë thonë se Kate ka bërë përpjekje për të qenë sa më miqësore me Meghanin, dhe 37 vjecarja e ka vleresuar shumë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, nusja e “madhe“ nuk ndihet e kërcënuar nga popullariteti i amerikanes, por përkundrazi, duket se i pëlqen ky fakt sepse i lejon të fokusohet më shumë tek familja dhe jeta e vet personale.

Share With:
Translate »
703 Views