Harry tregon për përgjërimet që ai dhe William i bënë babait për të mos u martuar me Camilla-n
Saga e detajeve të zbuluara nga libri i Harry-t ia kalon çdo sezoni të The Crown.
Pas momentit që u zbulua dje të sherrit të tij dhe William, mediat shkruajnë sot për një nga çastet më delikate të jetës së tyre, atë të rimartesës së babait.
Harry tregon sesi ai dhe William iu lutën të mos martohej me Camilla-n. Edhe përpara babait ata e quanin atë “gruaja tjetër”.
Kur Charles u tregua i vendosur për t’u martuar me të, William e krahasoi takimin me njerkën si çastin kur merr një injeksion vdekjeprurës. “Mbyll sytë dhe mos mendo”, kish këshilluar William Harry-n në atë kohë.
Harry shkruan edhe për faktin se sa shumë e vuajti pas vdekjes së nënës. Ai tregon sesi i kërkoi shoferit të kalonte me shpejtësi në tunelin ku nëna e tij humbi jetën për të ndjerë atë që ajo kish ndjerë në ato momente.