“Havana” në një version tjetër, me instrumente për fëmijë
Camila Cabello ka disa muaj që është pjesë e pothuajse të gjitha emisioneve televizive në Amerikë, ku po i performon live këngët e reja, me qëllim të promovimit të albumit të saj të parë si solo artiste. Dhe secilën herë ajo ka ardhur më e veçantë se kurrë.
Por në paraqitjen e saj të fundit televizive, ajo e sjellë një performancë unike të hitit të saj “Havana”, ku në vend të instrumenteve profesionale melodia e këngës vjen nga instrumentet për fëmijë, ndërsa Camila e tregon vokalin e saj të fuqishëm live.
Që kur është publikuar videoja e perfomancës së Camilas bashkë me ekipin e instrumentistëve të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, si dhe prezantuesin e këtij show, videoja është klikuar pothuajse 1 milion herë brenda 24 orëve.
Cabello ishte e suksesshme si pjesë e grupit “Fifth Harmony”, por tani këngëtarja po shënon suksese edhe më të mëdha si solo artiste dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo madje po konsiderohet si një prej pop këngëtareve me zërin më të mirë në industrinë e muzikës, për momentin.