Hedh pas ngjarjen e hidhur, Alec Baldwin feston Halloween-in me familjen

Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria, festuan Halloween me gjashtë fëmijët e tyre të dielën,  ndërsa po përballen me situatën tragjike të vdekjes së Halyna Hutchin, e cila u qëllua nga Alec në sheshxhirimet e filmit ” Rust”.

“Prindërimi përgjatë kësaj kohe ka qenë një përvojë intensive”, shkroi Hilaria, 37 vjeçe, në Instagram-in e saj të dielën.

“Sot, ne u mblodhëm për t’u dhënë atyre një festë. Kostumet e minutës së fundit…pak të çuditshme…por ata ishin shumë të lumtur dhe kjo ma ngrohu zemrën”, ka vijuar bashkëshortja e aktorit të famshëm.

Familja Baldwins ka qenë në qendër të vëmendjes që kur Alec, 63 vjeç, qëlloi aksidentalisht Hutchins, drejtoren e footgrafisë në xhirimet e filmit të tij ‘Rust’.

Fotot familjare të çiftit u publikuan disa orë pasi një raport i ri zbuloi se kishte pasur të paktën tre shkarkime të tjera aksidentale me armë në set, përpara se Hutchins të vritej.

Share With:
Translate »
257 Views