Heidi Lushtaku na tregon portretin e djalit dhe na ëmbëlsoi ditën

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku në muajin maj dha lajmin e bukur se është bërë nënë e një djali. Modelja me këtë rast zbuloi edhe partnerin i saj futbollistin që luan për Kombëtaren turke, Merih Demiral. “Ti ishe sekreti ynë më i bukur”, shkruante Heidi. Që pasi dha këtë lajm, modelja nuk i ka kursyer pozat me vogëlushin, Kaïs Ömer. Por tani ka nisur edhe të postojë foto ku na tregon portretin e tij ëngjëllor. Heidi dhe vogëlushi shfaqen gjatë pushimeve dhe modelja duket shumë e lumtur. “Pushimet e para me bebin tim”, shkruan ajo.

Kaïs Ömer është emër me origjinë arabe. Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.

Share With:
Translate »
155 Views