Heidi zbulon emrin e djalit dhe është kaq i veçantë

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku dha pak ditë më parë lajmin e bukur se është bërë nënë e një djali. Modelja me këtë rast zbuloi edhe partnerin i saj futbollistin që luan për Kombëtaren turke, Merih Demiral. “Ti ishe sekreti ynë më i bukur”, shkruante Heidi.

Që pasi dha këtë lajm, modelja nuk i ka kursyer pozat me vogëlushin dhe sot na ka bërë të ditur dhe emrin e tij. Heidi dhe Merih i kanë vendosur djalit emrin Kaïs Ömer.

Kaïs Ömer është emër me origjinë arabe. Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.

Share With:
Translate »
194 Views