Helmimi / Infermierja: Qëndruan për një orë në klasën me lëndë të gaztë, mësuesja nuk u dha leje të dilnin

BULQIZE– Maturantët e gjimnazit të Bulqizës të cilët u helmuan një ditë më parë, kanë qëndruar për një orë në klasën ku ishte shpërndarë një lëndë e gaztë me qëllim bojkotimin e mësimit.

Infermierja e Spitalit të Bulqizës ka treguar për Report Tv se ata i kanë kërkuar mësueses të dalin jashtë por kjo e fundit nuk i ka lënë derisa ka parë një përkeqësim të gjendjes së tyre.

Ajo tha se fëmijët kishin të njëjtat simptoma, si marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje barku.

“Fëmijët erdhën tre të parët këtu, kishin probleme me frymëmarrje kishin dhimbje koke, të përziera. Ia matëm tensionin. Kishin rrahje zemra të larta. I nisëm në Peshkopi. Erdhën edhe katër të tjera ato i çuam në Bulqizë. Filluam mjekimin, njëra ishte më keq. Erdhën edhe të tjera. Nëna e njërës prej tyre tha se kishte dhimbje barku edhe të vjella. Kanë ardhur këtu edhe pasi kanë shkuar tek shtëpia.

Kanë ardhur të tjerë edhe pas 9 të parëve. Fëmijët thanë se pasi ishin futur në klasë pas pushimit, ishin ndjerë keq. Mësuesja kishte qenë duke bërë mësim dhe i kanë kërkuar ta dalin jashtë por ajo nuk i kishte nxjerrë se kanë rregullat e veta. Kanë qëndruar për një orë brenda. Dikush thoshte që i dhimbte koka, dikus thoshte se i vinte për të vjellë. Derisa të dalin përgjigjet e analizave klasa do të qëndrojë e mbyllur”, thotë infermierja.

Një ditë më parë maturantët të shkollës  “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës u helmuan nga një lëndë e gaztë. Ata u dërguan në spitalet e Dibrës dhe Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa një vajzë e cila shfaqi komlikacione më të shumta u dërgua me helikopter drejt Tiranës.

Share With:
Translate »
846 Views