Hëngrën ëmbëlsira dhe akullore, nëna i gjen të vdekur 3 fëmijët me diabet

EGJIPT- Tre fëmijë të vegjël me diabet ndërruan jetë pasi hëngrën ëmbëlsira dhe akullore, ndërsa nëna e tyre i kishte lënë vetëm në banesën e tyre.

Vajzat Reem, tetë vjeç dhe Basma, shtatë vjeç, së bashku me vëllain e tyre gjashtë vjeçar Amin, u dërguan me urgjencë në spital nga nëna e tyre, e identifikuar nga mediat lokale si Sherihan FA, kur ajo u kthye në shtëpinë e tyre në Sohag, një qytet në bregun perëndimor i Nilit në Egjiptin qendror-lindor.

Vajzat u transportuan në Spitalin Universitar Sohag, por ishin pa shenja jete. I vëllai i tyre Amin ndërroi jetë pak më vonë, në të njëjtën ditë.

Fëmijët ishin të tre diabetikë.

Nëna e tyre 37-vjeçare pësoi një krizë mendore pas ngjarjes së rëndë ndodhur në 16 qershor, raporton Mirror.

Fëmijët e saj besohet se ishin plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen e tyre, dhe ata jetonin me nënën e tyre pasi prindërit u divorcuan.

Share With:
Translate »
173 Views