Heroi 5 vjeçar i shpëton jetën vëllait që ishte duke u mbytur
Oliver Bevans është një fëmijë anglez vetëm 5 vjeç. Ai i ka shpëtuar jetën vëllait të vogël duke vënë në praktikë mënyrat antimbytje që kishte mësuar në shkollë. Stanley, 3 vjeç, ishte duke ngrënë qofte me bukë, kur një kafshatë i ka mbetur në grykë. Vëllai i madh e ka kapur situatën shumë shpejt dhe e ka goditur në kurriz tri herë Stanley. E gjitha kjo ngjarje është zhvilluar në shtëpinë e gjyshërve, të cilët duhet të kujdeseshin për fëmijët. Mamaja e tyre ka komentuar për BBC: “Mendoj se Oliver akoma nuk e kupton se ka arritur t’i shpëtojë jetën të vëllait”. Ndërsa gjyshja e tij tregon: “Kur u ktheva në dhomë, Oliver m’u drejtua duke më thënë: ‘Stanley ishte sëmurë’”. E gjithë merita i shkon shkollës që u kishin mësuar fëmijëve disa mënyra për të shpëtuar jetën, mënyra të cilat Oliver i kishte mbajtur mend shumë mirë, duke i riprodhuar ato.