Hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, prindërit kërkojnë përjashtimin e prokurores Alma Felaj

Prindërit e 3 vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felaj si prokurorja që po heton dosjen e vdekjes së të miturit, pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë të hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar, megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që i mituri është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi të bërë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.

Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

Share With:
Translate »
73 Views