Hilaria Baldwin befason me linjat trupore pak muaj pas lindjes

Hilaria Baldwin ka treguar fizikun e saj pak pas lindjes në një fotografi të ndarë në rrjetet sociale.

Nëna e pesë fëmijëve dukej e mahnitshme në të brendshme të zeza, ndërsa mbante në krahë djalin tre muajsh ‘Eduardo Edu Pao Lucas’, të cilën ajo e ndan me burrin Alec Baldwin.

“Pas lindjes. Nuk mund të ndaloj së nuhaturi këtë foshnjë”, ka thënë ajo.

Themeluesja 36 vjeçare e “Yoga Vida” dhe aktori 62 vjeçar gjithashtu janë prindër edhe të fëmijëve tjerë: Carmen, shtatë vjeçe, Rafael, pesë vjeçe, Leonardo, katër vjeç dhe Romeo, dy vjeç.

Alec gjithashtu ka një vajzë 25 vjeçare, Irlanda, nga martesa e tij me Kim Basinger.

Ylli i “30 Rock” aktualisht është në karantinë në East Hampton së bashku me familjen e tij.

Foto: Getty Images

Hilaria ka deklaruar muajin e kaluar se nuk do të bëjë më fëmijë, duke shtuar se ‘është shumë e lodhur nga kjo gjë’.

Share With:
Translate »
313 Views