Hillary Duff ndan albumin e fotove të lindjes në shtëpi
Aktorja Hillary Duff zgjodhi ta lindte në shtëpi fëmijën e saj të tretë dhe ndau me miqtë e Instagramit foto nga momentet e dhimbjeve. Hillary e përshkruan si një moment të vështirë, por magjik. Mesazhi i saj është inkurajues për këdo që e ka me frikë këtë proces. Hillary i siguron se çelësi është dashuria. Nëse pranë ke njerëzit e duhur, çdo gjë shkon mirë.







“Ndihem gati të ndaj disa fotografi të ditës së lindjes së Mae Mae!!! Që të ndihesh e sigurt gjatë lindjes dhe të arrish aty duhet, është thelbësore që të kesh sistemin e duhur të mbështetjes. Hapësira e duhur ??mungesa e presionit, humori, qetësia janë të domosdoshme. Burri im është spiranca më e qetë në dhomë. Mamaja ime ishte aty gjatë gjithë kohës për të më gatuar ndonjë gjë gjatë ditës.”, shkruan Hillary Duff.
Ajo më pas shton: Kjo është punë e vështirë … çdo mënyrë që një grua zgjedh të sjellë në jetë një fëmijë është e vështirë. Nga shtatzënia, lindja me operacion, lindjet në spital ose në shtëpi, apo udhëtimi i ushqyerjes me gji, pastaj është dhe rritja e këtyre qenieve të vogla me përgjegjësi të madhe për t`i bërë njerëz me këmbë në tokë, qytetarë të ndershëm dhe të vlefshëm për botën. Është plotësisht konsumuese. Një aventurë e lodhshme, magjike, e mrekullueshme. Brohoritje për nënat e plotfuqishme. Ato që lëvizin çdo ditë malet.”