Hirushet shtatzëna s’e kanë mirë punën me këpucët. Na e dëshmon Eni Vasili
Të gjitha jemi Hirushet e kohëve moderne kur vjen puna tek këpucët dhe sot Eni na kujtoi një nga problematikat që kanë shumica e grave kur janë në pritje të një bebi. Duart dhe këmbët fillojnë të fryhen ca, ndaj edhe gazetarja politike pranoi se e ka të vështirë të zgjedhë këpucë të rehatshme tani që edhe koha po ngrohet dhe numri i ndryshon. “Çfarë sfide të gjesh këpucën e duhur kur je shtatzënë! Këmba fryhet në përpjestim të drejtë me barkun”, ka shkruar me shaka Eni dhe nga foto kuptuam se e ka bërë zgjedhjen e saj. Shapkat janë mënyra më e lehtë dhe shumë e rehatshme për gazetaren që t’i kaloj sa më mirë këto javë të fundit të pritjes së ëmbël.
Eni është në pritje të dy vajzave binjake dhe së fundmi, pasi e mbajti sekret shtatzëninë për disa muaj, ka nisur me postime nënash të reja duke i gëzuar edhe nënat që e ndjekin./revistawho.com