Historia e Jennifer Aniston mund të frymëzojë shumë femra që zgjedhin të mos kenë fëmijë, por ndihen të kompletuara

Shumica e femrave që arrijnë të 30-at pyeten kur do të martohen ose kur do të bëjnë fëmijë. Ndoshta më shumë se një herë. Për njerëzit që pyesin nuk duket të ketë rëndësi që ato femra mund të kenë ndërtuar një karrierë të shkëlqyer ose kanë kaluar në një fazë tjetër të jetës së tyre ku fëmijët nuk janë pjesë e planeve. I tillë është edhe rasti i aktores së famshme Jennifer Aniston. Njerëzit i bëjnë vazhdimisht të njëjtat pyetje dhe sigurisht që duhet të jetë shumë e lodhshme dhe e bezdisshme të shpjegosh të njëjtat gjëra vazhdimisht.

Gjithsesi pas vitesh të tëra me komente për jetën e saj personale, Aniston shprehu hapur se sa e rëndësishme është të jesh në gjendje të zgjedhësh se si dëshiron ta jetosh jetën.

Aniston u bë e famshme falë rolit të Rachel Green në serialin e famshëm komik “Friends”.

Historia e Jennifer Aniston mund të frymëzojë shumë femra

Personazhi i saj u bë i preferuari i publikut, veshjet dhe modeli i flokëve të saj vendosën tendenca për vite të tëra madje imitohen edhe sot. Në vitin 2000, Aniston u martua me Brad Pitt. Çifti ishte ndër më të preferuarit dhe vëzhgohej vazhdimisht se çfarë po bënin, ku po shkonin dhe pyetej kur do të bënin fëmijë. Por kjo nuk ishte kurrë një prioritet për ta. Martesa përfundoi në vitin 2005 dhe shumë shpejt Brad Pitt zyrtarizoi lidhjen e tij me Angelina Jolie.

Jennifer u martua për herë të dytë me Justin Theroux në vitin 2015 dhe pavarësisht sukseseve profesionale, ajo ishte në kopertinat e revistave për jetën e saj personale.

“Askush nuk e mendon se mund të jetë një temë e ndjeshme për partnerin dhe për mua. Ata nuk e dinë se çfarë kaloj unë emocionalisht apo në aspektin mjekësor. Ka shumë presion mbi gratë që të bëhen nëna dhe nëse nuk e bëjnë këtë gjë atëherë ato paragjykohen shumë. Ndoshta misioni im në këtë planet nuk është të riprodhoj. Ndoshta kam për qëllim të bëj gjëra të tjera.” ka thënë Jennifer në një intervistë.

Historia e Jennifer Aniston mund të frymëzojë shumë femra

Aktorja ka folur edhe më parë në lidhje me këtë temë. Në vitin 2016 për Jennifer u mbush kupa dhe publikoi një letër të hapur. Për herë të parë ajo iu drejtua atyre që shpikën thashetheme se ajo ishte shtatzënë vite më parë. Në letër kuptohej që nuk e kishte marrë personalisht, por shprehu shqetësim se si ky fenomen mund të ndikonte femra të tjera.

“Ne jemi të kompletuara me ose pa partner, me ose pa fëmijë. Ne duhet të vendosim vetë se çfarë është e bukur dhe e mirë kur bëhet fjalë për trupin tonë. Ky vendim është vetëm i yni. Le të bëjmë çdo gjë për veten tonë dhe për të rejat që na shikojnë si shembull për t’u ndjekur. Nuk duhet të jemi të martuara apo nëna për të qenë të kompletuar. Ne vendosim se cili është fundi ynë i lumtur.”

Historia e Jennifer Aniston mund të frymëzojë shumë femra

Ndërkohë në një i ntervistë të vitit 2021 për “The Hollywood Reporter”
Jennifer pranoi se nuk i shikon më revistat dhe se nuk i merr për bazë komentet e vazhdueshme nëpër internet.

“Dikur merrja çdo gjë personalisht, të gjitha thashethemet për shtatzëninë dhe komentet “oh, ajo zgjodhi karrierën dhe jo të kishte fëmijë”. Por askush nuk e ka idenë pse nuk kam fëmijë, çfarë po ndodh me mua në planin personal, në atë mjekësor.”

Share With:
Translate »
181 Views