Historia e pazakontë; Gruaja lejoi burrin të bënte fëmijë me një femër tjetër, më pas zbulojnë se…

Një histori e rrallë është treguar nga një telefonuese në programin e mëngjesit në Tv Klan, “Aldo Morning Show”.

Duke folur për temën e emisionit “A mjafton dashuria edhe nëse çifti nuk arrin që të ketë fëmijë”, telefonuesja rrëfey historinë e shoqes së saj.

Kjo e fundit dhe partneri i saj nuk po bënin dot fëmijë prej 5 vitesh dhe lejoi bashkëshortin që të kishte një lidhje me një femër tjetër, me të cilën patën fëmijë më vonë.

Por pas disa vitesh, teksa bënë analizat laboratorike për një rast mjekësor, zbulojnë se fëmija i ardhur në jetë nga partnerja e dytë nuk ishte e burrit.

HISTORIA E TELEFONUESES:

LindaDoja të thoja që, unë mendoj se dashuria ekziston dhe duhet të ekzistojë, por a është e mjaftueshme dashuria me marrëdhënien në çift nëse çifti nuk ka fëmijë? Dua të jap një shembull.

Shoqja ime u martua para 10 viteve me një djalë nga Kosova, një djalë shumë i mirë. Ishte në gjendje të mirë ekonomike, por nuk kishin fëmijë. 5 vitet e para u munduan shumë, e donin shumë njëri-tjetrin, por ata nuk e dinin kush nuk ka fëmijë. Burri i thotë shoqes time: “Meqë kemi një dashuri shumë të madhe a pranon ti që unë të kem lidhje me një femër tjetër, që ne të jemi më të plotësuar? Mund të kemi një fëmijë e atë fëmijë mund ta rrisim bashkë.”

Nga dashuria e madhe që vajza kishte me atë djalë, ndoshta edhe djali për vajzën, por s’e di e kam pak me pikëpyetje, ajo ia lejoi dhe nuk e prishën marrëdhënien.

Ai filloi të frekuentojë një vajzë tjetër. Pasi ajo ngeli shtatzënë e mori në shtëpi edhe e lindi fëmijën.  Pastaj, kjo (gruaja e burrit) përfundoi në dadon e atij fëmije. E donte pafund, ishte një gjë që mua më ka bërë shumë përshtypje. E rriti si fëmijën e vet.

Kaluan 5-6 vite dhe fëmija u sëmurë. Shkuan tek spitali dhe duhet të bënin disa analiza, diçka me mëlçinë, nuk më kujtohet mirë, pasi është bërë disa vite që ka ndodhur. Babai shkoi që t’i dhuronte mëlçinë djalit dhe del që fëmija nuk ishte i tij dhe se nuk ishte fajtore gruaja që u bë dadoja e atij fëmije.

Albana: Ishte burri që nuk lindte dot fëmijë domethënë?

Linda: Po burri nuk lindte dot fëmijë dhe prapë gruaja në këtë moment stopoi dhe iu tha: “Nëse ju ma lejoni, më jepni këtë fëmijë që unë e rrita si fëmijën tim. Dua që këtë fëmijë ta mbaj unë nëse do të dëshironin të dy palët. Dua të jem nëna e këtij fëmije edhe pse ndoshta unë mund të bëj fëmijë, por prapëseprapë nuk dua. Dua që ta rris këtë fëmijë dhe juve do ju lë të lirë të vazhdoni jetën tuaj.

Në këtë moment burri i tha: Jo, ti do të jesh partnerja e jetës time.

Dhe këtu gruaja ishte shumë e indinjuar, tha: “Është fjala jote jo, por është fjala ime mbi tënden që nuk e duron dot këtë padrejtësi. Që domethënë nuk mjaftoi dashuria. E donin shumë njëri-tjetrin të them të vërtetën.

Share With:
Translate »
151 Views