Historia e veçantë e shtatzënisë së Adelina Tahirit

Adelina Tahiri paska një histori të bukur për të rrëfyer. Atëherë kur i kishte shuar shpresat se mund të mbetej shtatzënë, këngëtarja ka mësuar lajmin e bukur se do të bëhej nënë për herë të parë. Adelina kishte probleme me stresin dhe për këtë arsye doktori i kishte thënë se atë periudhë nuk mund të mbetej shtatzënë. Mirëpo, vetëm 4 ditë pasi është martuar me 21 dhjetor, Adelina ka bërë një test shtatzënie dhe nuk ju ka besuar syve, pasi testi ka rezultuar pozitiv. E emocionuar, këtë lajm të bukur ia ka komunikuar të ëmës.

E ndjerë paksa në siklet më pas ka menduar se si do t’ia thoshte këtë lajm babit të saj dhe bashkëshortit, të cilët ndodheshin bashkë në atë momente. Me lot në sy Adelina ju ka thënë të dyve: bashkëshortit ”Ti do të bëhesh baba”, ndërsa të atit të saj “Ti do të bëhesh gjysh”. Të dy kanë qarë nga gëzimi nga ky lajm i bukur. Sot Adelina dhe Serjova janë prindër të një djali, emri i të cilit është Jon. Por, le të qëndrojmë paksa tek fëmijët.

Bashkëshorti i Adelinës ka edhe një vajzë, Afronën nga martesa e tij e parë. Në këtë intervistë ekskluzive për Prive, Adelina ka treguar edhe marrëdhënien e saj me vajzën e bashkëshortit. Mes tyre ka thjesht një marrëdhënie normale, pa dashuri dhe urrejtje.

“Bashkëshorti im i ka të gjitha të drejtat për vajzën e tij, ashtu si çdo prind. Duhet ta dojë shumë dhe unë jam iniciatore, madje kudo ku shkojmë unë asaj i blej dhurata.  Ajo ka nënën e saj dhe nuk mund të më dojë si nënën e saj dhe unë nuk e dëshiroj atë gjë. Kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Ajo e do shumë babain e saj, ndërsa mua mbase nuk më përcepton si njeri të afërt, gjë që mua  më duket normale, por kemi marrëdhënie normale, pa dashuri, pa urrejtje” ,-u shpreh Adelina për Prive.

Share With:
Translate »
819 Views