Historia e vërtetë që fshihet pas fotos që pushtoi internetin dhe paragjykoi këtë nënë

Kjo foto është publikuar në rrjet rreth tre vite më parë. Por nëna e tre fëmijëve që u bë shënjestër debatesh dhe kritikash, Molly Lensing, tregon se ky imazh vijon ta ndjekë.

Fotoja është bërë nga një udhëtar në aeroportin e Kolorados në 2016-n, ku Molly dhe vajza e saj 2-muajshe Anastasia, por ktheheshin në shtëpi pasi ajo vizitoi familjarët e saj. Nëna dallohet duke parë telefonin, ndërsa foshnja qëndron e shtrirë sipër një çarçaf në dysheme.

Ajo u tall në rrjetet sociale, si një grua që e shihte si më interesante celularin sesa foshnjën e saj. Lensing tregon se fotoja, jo vetëm që cenoi privatësinë e saj, por historia që fshihet pas saj nuk mund të tregohet me një imazh.

“Ishim të pafat që kishim ngecur në aeroport, pasi kompjurterët pësuan një defekt”, thotë ajo për “Today”. Fluturimet u vonuan dhe u rezervuan sërish disa herë, ndërkohë që asaj iu desh që të kalonte 20 orë e ulur në aeroport me foshnjën.

“Anastasia qëndroi në karrocën e saj për shumë orë. Krahët më ishin lodhur. Ajo donte të shtrihej. Unë duhet të flisja me gjithë pjesëtarët e familjes duke u thënë se ku kishim ngecur. Ndihem sikur privatësia ime është cenuar. Kisha nisur punë së fundmi dhe isha e tmerruar nëse kolegët apo shefi do ta shihte foton, ta komentonte dhe të mendonte se nuk duhej më të punoja. Por fatmirësisht kjo nuk ndodhi. I injoroj fotot dhe komentet dhe mbështetem te të afërmit që e dinë se kush jam unë në të vërtetë. Jam e pafuqishme përballë internetit dhe e di që jam nëna më e mirë për vajzat e mia dhe e di që po i rrisë ata që në mënyrë më të mirë”, thotë ajo.

Mësimi: Mos paragjykoni. Është kaq e thjeshtë!

Share With:
Translate »
1065 Views