Historia që pushtoi rrjetin: Bashkëshortja i kërkoi divorc dhe gjysmën e pasurisë, futbollisti ia kishte kaluar të gjitha asetet të ëmës

Në “Kupën e Botës” që u mbajt në Katar në dhjetor të 2022, Maroku ishte padyshim skuadra që i surprizoi të gjithë duke rrëmbyer shumë zemra. Jo vetëm se thyen rekorde e arritën në gjysmëfinale, por edhe prej vlerave dhe dashurisë për kombin që treguan. E sidomos me lidhjen e veçantë të futbollistëve marokenë me nënat e tyre.

Achraf Hakimi, i cili luan edhe me PSG, tërhoqi vëmendje, se si festonte me nënën e tij fitoret duke shkuar drejt saj. Fotot e tyre bën xhiron e rrjetit, madje u bë edhe një murale në Spanjë.

E këto ditë Hakimi dhe nëna e tij kanë qenë kryefjalë e mediave në gjithë botë. Të gjitha detajet i gjeni më poshtë:

Martesa e Hakimit me aktoren Hiba Abouk

Hakimi dhe ish-partnerja e tij Abouk u martuan në shkurt 2020 në një ceremoni sekrete dhe kanë tanimë dy fëmijë.

Aktorja është 12 vjet më e madhe se futbollisti dhe janë njohur në 2018 në një set fotografik, kur ai ishte 20 vjeç, kurse ajo 32.

Gjërat mes tyre u duk se shkonin shumë mirë me çiftin që shfaqeshin shpesh bashkë në media sociale dhe evente të ndryshme. Deri para pak muajsh…

Hakimi nën hetim për abuzim seksual

Në shkurt Hakimi u vendos nën një hetim policor pasi një grua e akuzoi se e kishte ftuar në shtëpi ndërsa Hiba dhe djemtë e tij ishin me pushime. Ajo e akuzoi se e kishte dhunuar dhe abuzuar seksualisht me të. Pretendimet janë hrdhur poshtë nga avokati i mbrojtësit, që thotë se këto janë shpifje për vëmendje e para siç ka ndodhur shpesh me futbollistët e tjerë. Në këto kushte Hakimi nuk është deklaruar fajtor.

Asokohe, Hiba reagoi në mediat sociale duke shkruar se ajo dhe Hakimi po divorcohen dhe se ajo qëndron krah çdo viktime të abuzimit seksual.

Hiba kërkon gjysmën e pasurisë, Hakimi ia ka kaluar të gjithë nënës së tij

Për të ardhur te pjesa kulmore e historisë, mediat raportojnë se Hiba bëri kërkesë për divorc duke kërkuar gjysmën e pasurisë së Hakimit. Por, surprizë!!! Ai nuk kishte asnjë cent në emër të tij, sepse ia kishte kaluar të gjithë pasurinë të ëmës. Gjykata ka informuar aktoren se ish-vjehrra e saj gëzon të gjitha asetet e në këto kushte ajo nuk mund të marrë asgjë.

Hakimi fiton rreth 1 milion dollarë në muaj nga PSG. Ai është lojtari i gjashtë më i paguar në Afrikë.

Kush është nëna e Hakimit?

Mouth lindi në Afrikën e Veriut, Marok, ashtu si edhe bashkëshorti i saj, përpara se të emigronin në Spanjë.

Hakimi ka folur gjithnjë me admirim dhe dashuri për nënën e tij të cilës i atribuon gjithë karrierën. Ai ka rrëfyer se iu desh të ndiqte ëndrrën e tij duke kapërcyer rrethanat e vështira në një familje me të ardhura më të ulëta në Madrid.

Nëna ime ishte një pastruese dhe babai im ishte një shitës ambulant. Ata dhanë jetën për mua. Ata u mohuan shumë gjëra vëllezërve dhe motrës sime që të kisha sukses. Sot luaj për ta.”-deklaroi ai në një intervistë para pak viteve.

Reagimi i rrjetit

Hakimi ka qenë ndoshta personi më i komentuar i këtyre ditëve. Shumë njerëz e vlerësojnë për dashurinë që ka treguar ndaj nënës së tij. Të tjerë thonë se është treguar i zgjuar duke mos lejuar gruan të përfitojë prej tij.

Mes postimeve më virale është ai i këngës së Drake “God’s plan” ku thuhet “She said “Do you love me”, I tell her “Only partly”, I only love my bad and my mama I’m sorry”.

Ku fjala “bad” është zëvendësuar me “Mbappe”, mikun e ngushtë të Hakimit.

Pra, në shqip: “Ajo më pyet “A më do?”, Unë i them “disi”. Unë dua vetëm Mbappe dhe nënën time. Më vjen keq”.

Share With:
Translate »
114 Views