Historia stresuese pas momentit kur Beyonce zbuloi shtatzëninë

Momenti kur Beyonce zbuloi shtatzëninë në Video Music Awards 2011 është një nga momentet më të paharrueshëm në historinë e kulturës pop – por për nënën e saj ishte një moment stresues.

Tina Knowles-Lawson, e cila ka dizenjuar për vite me radhë veshjet e Beyonce-s, tregoi në Instagram momentet e sikletshme para performancës.

“Epo kjo ishte një natë stresuese, të paktën filloi si e tillë. Dy orë para shfaqjes, ne kuptuam që pantallonat që kisha bërë ishin shumë të ngushta dhe të parehatshme. Copa që kisha vendosur për to nuk ishte mjaftueshëm e zgjeruar.” – shkroi ajo në Instagram.

Për fat të mira, mami Tina ia doli që të zgjidhte problemin. Ajo menjëherë shkoi në dyqanin më të afërt për veshje për gratë shtatzënë.

“Bleva dy pantallona për gra shtatzënë në madhësi të ndryshme, por përfundova duke hequr pjesën e njërës dhe duke ia vendosur atyre që kisha më parë.”

Kaq u desh. Funksionoi.

“Kur ajo hapi xhaketën dhe tregoi barkun, ishte lehtësim i madh. Nuk na duhej ta mbanim më sekretin. Nuk më duhet të stiloja duke pasur si përparësi fshehjen e barkut. Ishte ndjesia më e mirë që ta shihja teksa i tregonte botës barkun.”

Historia stresuese pas momentit kur Beyonce zbuloi shtatzëninë

Beyonce e zbuloi shtatzëninë e parë, e veshur me pantallonat e famshme dhe një xhaketë lejla Dolce & Gabbana dhe këmishë të bardhë me kopsa, pasi performoi “Love On Top”.

Share With:
Translate »
361 Views