Historia tragjike e China-s, 4-vjeçarja që humbi jetën pasi gjyshja dhe nëna e saj e detyruan të pinte një shishe uiski

China, një vajzë 4-vjeçare nga Luiziana, ka vdekur pasi gjyshja e detyroi të pinte një shishe Uiski në sytë e nënës së saj. Roxanne Record, 53 vjeç, dhe nëna e vajzës, Kadjah Record, 28 vjeç, u burgosën për vrasje të shkallës së parë.

Kadjah Record, nëna e fëmijës që nuk bëri asgjë për ta ndaluar tragjedinë i tha policisë se besonte se “do të ndalonte pas gllënjkës së parë.”

Mediat e huaja bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së të voglës ishte nga helmimi akut nga alkooli.

Përmbajtja e alkoolit në gjak të vajzës ishte 0,680%, një “dozë vdekjeprurëse”, sipas urdhër-arrestit. Një nivel prej 0,25% mund të shkaktojë helmim nga alkooli dhe çdo gjë më e lartë se 0,40% mund të çojë në koma ose vdekje, sipas një grafiku të Universitetit të Notre Dame.

Sipas mediave të huaja, gjyshja dhe nëna u acaruan kur panë fëmijën të pinte një gllënjkë nga shishja e uiskit dhe e detyruan ta pinte të gjithën si ndëshkim.

Share With:
Translate »
123 Views