Historinë e dashurise së Elitës dhe Gjikos do ta shohim si një film ku ka shumë aktorë
Historinë e Elitës dhe Gjikos do ta shohim si një film.
Elita Rudi dhe Gjiko kanë përgatitur një video që tregon rrugëtimin e tyre nga fëmijëria deri më sot.
Moderatorja shqiptare, e cila u martua vetëm 3 ditë më parë me reperin, ka publikuar promon e klipit të dasmës, i cili pritet të na tregojë edhe si u njohën dy të sapomartuarit.
Në klipin e paplotë që zgjat vetëm një minutë, shfaqen prindërit e Elitës dhe Gjikos dhe dhe shoqëria e tyre.
Nuk mungojnë edhe përgatitjet për dasmë, apo momenti i provës së parë të fustanit, që na emocionoi pa masë.