‘Historinë time dua ta dëgjojnë’, intervista e Dhuratës, vajza e autorit të vrasjes së sotme në Tiranë
Vrasja e ndodhur sot në Tiranë, ka zanafillë një histori të gjatë e jo të panjohur për mediat. Konflikti brenda familjes daton prej vitit të kaluar. Vajza e Mexhit Picarit, i cili vrau dhëndrin e tij me pretendimin: Për dinjitetin e vajzës, ishte larguar nga shtëpia e bashkëshortit, me të cilin ka pasur përplasje të shumta. Bashkëshorti, Kudret Saliaj, kishte nisur procedurat e divorcit dhe kërkonte kujdestarinë e fëmijëve.
Nga palët ka pasur pretendime të kundërta, familja e burrit ka pretenduar se nusja e shtëpisë është larguar me vullnetin e saj, ndërsa vetë thotë se bashkëshorti e ktheu tek prindërit e saj, duke i mbajtur fëmijët.
Familja e viktimës, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore. Por vetë Dhurata thotë se janë sajesa. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici ku akuzohej se kishte dhunuar fëmijët e saj, djalin 15 vjeç, vajzën 11 vjeç dhe mbesën 17 vjeç dhe se kishte kërcënuar vjehrrën. Ajo u arrestua me 3 tetor të 2020-ës. Gjithashtu, në media dolën lajmet se 32-vjeçarja ka patur lidhje shitjen e virgjërisë së një 17-vjeçareje, e cila rezulton të jetë mbësa e bashkëshortit të saj. Ajo e ka denoncuar në polici Dhuratën, me pretendimin se i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Por ngjarja nuk u qartësua kurrë dhe as u faktua. Dhurata vetë ka folur për gjithçka, në këtë intervistë, ndërkohë që ndodhej në arrest me shtëpi.
Pse fëmijët iu kundërvunë, i ka dhunuar fëmijët apo jo? Dhurata flet edhe për mbesën e burrit e cila e ka akuzuar për nxjerrjen në shitje të virgjërisë së saj. Intervista është bërë në nëntor të 2020-ës.
‘Kam tre fëmijë, jetoj në Tiranë. Historia ime është një histori e pazakontë që dua ta dëgjojnë. Kur jam martuar kam qenë shumë e re, 17 vjeçe linda djalin e madh. Burrin e kam pasur shumë të dhunshëm, është tip i dhunshëm, ka ushtruar dhunë gjithmonë ndaj meje, por ansjëherë nuk i kam treguar familjes dhe nuk kam bërë denoncim.
Jeni arrestuar ju për dhunë:
Ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj meje, me datë 18 shtator, ata më kanë dhunuar dhe më kanë goditur në brinjë. Edhe në punë kur shkoja, më shihnin të nxirë. Unë punoja, tani më kanë hequr. Isha sanitare, punoja prej muajit mars të vitit të kaluar. Kam pasur marrëdhënie të mirë në shoqëri, nuk jam tip agresiv. Problemi qëndron se ngaqë bashkëshorti im ka ushtruar dhunë, bashkë me anëtarët e familjes së burrit. Vjehrra më thoshte mos bëj denoncim se nuk do bëjmë më gabime. Bashkëshorti më ka nxjerë gjuhën, kam shkuar në spital, bëja qetësues që të vija në vete. Ata, kur kam ardhur atë ditë nga puna, ka qenë e shtunë, i kam treguar motrës me video dhunën. Ata pretendojnë se unë kam një lidhje jashtëmartesore. Unë s’kam se nuk e di as vetë se me kë kam. Ata thonë kemi prova. Mbesa e burrit thotë më shumë.
Kanë prova ata që pretendojnë?
Ata thonë se më kanë kapur mesazhe, që i nxjerr mbesa e burrit. I bën screen nga Instagrami dhe ua jep kunatës, vjehrrës dhe burrit tim. Unë nuk kam folur me asnjë. Mbesa e burrit ka përdorur instagramin tim, e ka mbajtur dhe vajza ime, djali, mbesa ime. Pra, edhe telefonin tim e përdornin të gjithë në shtëpi.
Vazhdimi i intervistës në videon e mëposhtme: