Hormonet e nënës gjatë shtatzënisë, një nga indikatorët që shkaktojnë akne tek bebi

Posa një foshnje të lind mund të përballet me aknet, të cilat zgjasin disa javë.

Këto aknet mund të shkaktohen nga nëna, pasi hormonet e nënës gjatë shtatzënisë qarkullojnë përmes sistemit të gjakut shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Këto hormone mund të stimulojnë gjëndrat e vajit në lëkurën e bebit, duke rezultuar që të shfaqen aknet.

Nga 20 deri në 40 përqind e foshnjeve të porsalindura përjetojnë akne.

Pavarësisht nëse ju referohemi si akne neonatale, ato janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor. Pas 6-javësh ka gjasa që këto akne të fillojnë të largohen.

Në rast se, aknet vazhdojnë të jenë prezente tek foshnja juaj, kërkoni konsultimin me mjekun tuaj.

Share With:
Translate »
195 Views