Horror, policia zbulon 13 fëmijë që mbylleshin në podrum dhe keqtrajtoheshin nga prindërit

Autoritetet kaliforiane kanë shpëtuar 13 fëmijë që mbaheshin të mbyllur në kushte të mjerueshme nga prindërit e tyre në bodrumin e një shtëpie.

Një nga fëmijët, një vajzë 17-vjeçare arriti të arratiset gjatë fundjavës dhe njoftoi policinë për horrorin që kishte përjetuar.

Me të shkuar në vendngjarje ata zbuluan 12 fëmijë të tejrë të kequshqyer dhe të palarë që mbaheshin lidhur me zinxhirë në bodrumin e shtëpisë. Sakaq, prindërit janë arrestuar ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Nuk dihet ende prej sa kohësh fëmijët qëndronin të mbyllur në kushte çnjerëzore, ndërsa s’përjashtohet mundësia që të mos e kenë parë kurrë dritën e diellit.

Share With:
Translate »
680 Views