Humb jetën 12-vjeçarja pas përdhunimit në grup

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përdhunimit në grup në Indi.
Vajza ishte shpallur e zhdukur nga familja të martën e kaluar, ndërsa dje policia gjeti trupin e saj të hedhur në një pellg. Autoritetet bënë me dije se vazja kishte pësuar dëmtime të tmerrshme në organet e saj dhe kishte humbur jetën si pasojë e hemoragjisë. Sipas tyre mund të kenë qenë rreth 4 persona të cilët kanë kryer aktin e tmerrshëm ndaj të miturës.
Ky nuk është rasti i vetëm pasi vetëm para disa ditësh një tjetër vajzë kishte rënë pre e përdhunimit në Indi. Ky vend vazhdon të zbatojë politika të cilat nuk i mbrojnë të drejtat e grave.

Share With:
Translate »
742 Views