Humb jetën 14-vjeçari, u hodh nga ura për t’u larë
Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga ura e “Zogut” për t’u larë në lumin e Matit.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa trupi i pajetë i 14-vjeçarit është gjetur ditën e sotme.
Familjarë, banorë të zonës si dhe forca policie kanë kërkuar gjatë gjithë natës, ndërsa vetëm sot kanë arritur të gjejnë trupi e 14-vjeçarit pranë këmbëve të urës.
Ky lum përdorët nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë, por hedhja nga ura mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.
Brenda dy ditëve shkon në 2 numri i të mbyturve, njëri në Shëngjin e tjetri në lumin Mat.