Humbi 25 kile pas lindjes, aktorja e njohur shfaqet më në formë se kurrë
Kate Hudson i ka bërë të gjithë sytë të kthehen nga ajo, kur postoi një foto në ‘Instagram’ ku dukshëm bien në sy muskujt e saj të formuar. Shumë nuk arrijnë ta besojnë si u kthye kaq shpejt në formë nëna e re, e cila duket sikur nuk ka sjellë kurrë në jetë një fëmijë. Kate shfaqet me bikini në ngjyrë të kuqe duke u mbështetur pas stilistes së saj teksa mban një gotë në dorë.
Sigurisht fansat e kanë komentuar pafund fizikun e aktores, por mbi të gjitha ata janë kuriozë për mënyrën si u rikthye në formë 9 muaj pasi erdhi në jetë fëmija i saj. Për ata që nuk e dinë Hudson aplikon pilate, kërcimin dhe ngjitjen në mal për të qenë në formë