Humbi babain, Hygerta Sako hap zemrën: Dhimbja nuk kalon asnjëherë…

Përveçse një nga vajzat më të bukura të ekranit, Hygerta Sako kujdeset të përcjellë pozitivitet përmes tij. Gjatë kësaj periudhe, në ekranet e vogla të celularëve, moderatorja shprehu fitoren ndaj variantit Omicron me një citat shumë interesant e gazmor. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se u infektua vajza, e më pas mamaja e saj që i shkaktoi shqetësimin më të madh sepse i kujtoi humbjen e thellë në jetë.

Rudina Magjistari: Me siguri u merakose shumë, aq më tepër referuar edhe ngjarjes së para dy viteve që ka ndodhur në jetën tuaj, ndarja e babait nga jeta.

Hygerta Sako: Po. Unë humba babin dhe me thënë të drejtën, duke qenë se e humbëm pa e ditur që po ndodhte diçka kjo më ka bërë më të përgjegjshme dhe hyj më shpejt në panik sepse e ka provuar çdo të thotë të të ikë prindi në duar dhe jam shumë më e kujdesshme me time më që mos të lë asgjë pas dore, edhe shenja më e vogël duhet pasur kujdes sepse është vërtet shumë tinëzar. Unë vërtet thashë që është një kundërshtar vërtet i dobët, por kjo për rastin tim. Për të tjerë mund të jetë shumë më e rëndë kështu që nuk duhet marrë jo seriozisht. Kemi dëgjuar që ka patur probleme shumë të rënda edhe me Omicronin që duket se është një variant më i lehtë se të tjerët.

Rudina Magjistari: Të mungon babai?

Hygerta Sako: Babi më mungon çdo ditë sepse unë kam qenë vërtet shumë e lidhur me të. E kisha këshilltarin tim numër një, sidomos për problemet e punës duke qenë se ai ma ka futur dashurinë për futbollin që e vogël. Flisja shumë, ishte fansi im numër një dhe unë jetoja me të, gjithë vitet e fundit. Është një mungesë e jashtëzakonshme. Më mungon çdo ditë. Nëse dëgjoj një këngë që flet për babain, nëse më kujtohet ndonjë episod në momentet që ishte në spital ose kur e përcollëm, filloj lotoj. Por kam kuptuar diçka. Dhimbja nuk kalon asnjëherë, thjesht mësohesh të jetosh me të.

Share With:
Translate »
166 Views