Humbi fëmijën e parë, çifti i preferuar i telenovelave turke drejt divorcit
Aktori i njohur Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, po kalojnë një kohë të vështirë bashkë dhe mediat në Turqi raportojnë se ata do të ndahen.
Kenan, i njohur ndryshe si Ezel nga shqiptarët, ka pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshorten dhe madje thuhet se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
![]()
Mësohet se ata shkuan në një udhëtim së bashku në Marmaris-Selimiye për tre javë, më pas u kthyen në Stamboll pak ditëm më parë dhe tani kanë rezervuar një tjetër udhëtim jashtë.
![]()
Nuk e dimë nëse Kenan dhe Sinem po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre, pas një shtatzënie të dështuar që duket se ka ndikuar shumë në martesë.
Çifti ka vetëm 2 vjet që është martuar në një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë miqtë e ngushtë, përfshi këtu aktorin e njohru Kivanc Tatlitung.
![]()