Humbi gjithë familjen në aksidentin e Velipojës, babai i Ervisës tregon si e priti e bija lajmin
Dita e djeshme, me siguri ka qenë më e tmerrshmja e jetës së saj. Ervisa Preka, nëna e tre fëmijëve dhe bashkëshortja e Edmond Prekës, që humbën jetën në aksidentin tragjik në Velipojë, e ka marrë lajmin e vdekjes së tyre nga i ati i saj. Ervisa është bijë durrsake. Për ta pasur më afër tyre, prindrit e kanë transferuar në spitalin e Durrësit. News 24 ka shkuar dhe ka parë ngjarjen nga afër teksa ka biseduar me prindërit dhe vëllain e Ervisës. “E kisha shumë të vështirë t’i tregoja vajzës”, thotë babi i saj Nuredin Lika me dëshpërim. Ndërsa i ka bërë apel shtetit për ta çuar vajzën jashtë dhe për të marrë mjekimin e duhur. Ervisa pasi mori lajmin e tmerrshëm për humbjen e fëmijëve ndodhet në një gjendje shoku. E kjo s’është e pakët. Për asnjë nënë s’është e lehtë. Ndërsa vëllai ka thënë se do i gjenden përherë pranë, por as ata nuk mund t’ia shuajnë dhimbjen që ajo ndjen për humbjen e madhe. “Jemi pranë motrës, ajo i këkon fëmijët gjatë gjithë kohës. Jemi pranë Evisës ti lehtësojmë sadopak dhimbjen”, ka thënë vëllai Artur Lika.