Humbi jetën pas lindjes, burri i Rexhinës ‘shpërthen’ ndaj mjekëve të Elbasanit: Gjilpëra do iu ngulet në sy
Një ngjarje e rëndë ndodhi 6 muaj më parë në qytetin e Elbasanit, ku një 25-vjeçare humbi jetën tragjikisht gjatë lindjes. Rexhina Debrova pësoi arrest kardiak dhe nuk arriti dot të mbijetojë pasi solli në jetë vajzën e saj.
Që në momentin që familjarët mësuan lajmin e zi, ata ngritën pretendime ndaj bluzave të bardha se e kanë neglizhuar rastin, duke e çuar Rexhinën drejt vdekjes. Sipas mjekëve shkaku i vdekjes së 25-vjeçares ishte vonesa e mjekut kardiolog pavarësisht se ata e kanë njoftuar atë në kohë. Fill pas kësaj familjarët protestuan për ditë me radhë përpara spitalit dhe gjykatës së Elbasanit.
Sot, pas 6 muajsh, bashkëshorti i Rexhinës kërkon hakmarrje ndaj dy doktorëve që asistuan në lindjen e 25-vjeçares. Përmes një statusi në Facebook, Algert Debrova, përmend emrat e dy mjekëve që ai thotë se janë shkaktarët kryesorë të vdekjes së Rexhinës, Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi.
Ai shprehet se të dy doktorët neglizhuan rastin duke u justifikuar më mbrapa se nuk kishin se çfarë të bënin, teksa përmend se një nga mjekët i ka marrë edhe rryshfet.
I dëshpëruar nga dhimbja Algerti thotë se pritjes i ka ardhur fundi, duke lënë të kuptohet se ai tani do të kërkojë vetëgjyqësi për dhimbjen e madhe që i kanë shkaktuar mjekët. Madje më rëndë ai shprehet teksa thotë se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e mjekut.
POSTIMI I PLOTË I ALGERT DEBROVËS: