Humbi këmbën, vajza tregon tmerrin nga aksidenti i djeshëm në Tiranë

Xhesina Gega, 24-vjeçarja e cila u aksidentua dje pasdite në rrugën “Xhanfize Keko”, nga Jehon Breçani ka folur për herë të parë pas aksidentit. E reja ka thënë se ishte duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin.

“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja, e cila ka sqaruar se nuk është shtatzënë.

Një tjetër detaj i trishtë që është mësuar sot është se vajza është e vetme tek spitali i Traumës. Xhesina nuk është takuar as me prindërit, pasi ata janë në Greqi.

Share With:
Translate »
1831 Views