Humbi të birin nga sëmundja e rëndë, profesori i ekonomikut gjen forën për veprimin e mrekullueshëm

Një gjest fantastik ky i profesorit të Ekonomikut Fatmir Memaj i cili humbi të birin 14 vjeç, si pasojë e sëmundjes së rëndë të leuçemisë.
Profesori e ka kthyer dhimbjen në forcë dhe ka nisur punën humanitare për të ndihmuar vogëlushen Gitea e cila vuan gjithashtu nga leuçemia.
Në fakultetin ku punon ai ka vendosur edhe kutinë ku gjithkush mund të japë kontributin e tij ndërsa bën apel.
“Miq dhe kolege
Bashkohuni dhe kontribuoni financiarisht për të ndihmuar këtë fëmijë të pafajshëm. Kutia është te holli i Fakultetit të Ekonomisë.
Të lutemi qe Natyra të bëjë më të mirën.”
Djali i profesorit e humbi këtë betejë por Gitea e vogël është ende në jetë dhe prindërit e saj luten për ndihmë.
Shpenzimet për kurim janë tepër të larta dhe vogëlushes do i duhet trajtim i vazhdueshëm.

Profesor Memaj me djalin e ndjerë, Aleksin

mem.jpg

Share With:
Translate »
1807 Views