Humbi vajzën një vit më parë, Vangjel Tavo dedikim prekës: Shkoi të flinte me engjëjt
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale për të kujtuar vajzën e tij, Evën, në përvjetorin e parë të ndarjes së saj nga jeta.
Eva, vetëm 24 vjeçe, humbi jetën tragjikisht një vit më parë gjatë një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Në dedikimin e tij, Tavo shpreh dhimbjen e thellë dhe mungesën që ndjen çdo ditë për të bijën, duke e përshkruar atë si një frymëzim dhe burim të pafund dashurie.
“Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!
Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.”, shkruan Vangjel Tavo për të bijën.”shkruan Tavo.
Ai thekson se kujtimet dhe dashuria e Evës vazhdojnë t’i japin forcë familjes për të ecur përpara dhe për t’i shërbyer të tjerëve, ashtu siç ajo bënte në jetë.