Hygerta Sako e ka të qartë të ardhmen e të bijës dhe profesionin e saj

Megjithëse është pjesë e ekranit prej 21 vitesh, ish-Miss Albania ‘95, Hygerta Sako, është treguar gjithmonë e kujdesshme kur është fjala për ta ndarë me publikun jetën e saj private. Moderatorja ka një vajzë 11 vjeçare të quajtur, Anais dhe jo shpesh e bën pjesë të rrjeteve sociale. Megjithatë së fundmi ajo është bërë pjesë e intervistës online në ‘Instagram’ dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetje që lidheshin me vajzën e saj. Ata e pyesin nëse dëshiron që Anais të ndjekë hapat e moderatores dhe Hygerta tregon se do i pëlqente shumë. Hygerta thotë se ajo është shumë e zonja, por nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e saj.

“Po do më pëlqente. Është edhe shumë e zonja. Por nuk do e sforcoj kurrë në zgjedhjet e saj”,- shkruan Hygerta.

Lidhur me planet në televizion moderatorja tregoi se në tetor do e shohim me një program të ri./revistawho.com

Share With:
Translate »
1067 Views