I ati e la vendin në duart e talebanëve, vajza e presidentit afgan mes luksit në SHBA

Mariam Ghani, vajza 42-vjeçe e Presidentit afgan Ashraf Ghani, i përplas derën gazetarit dhe fotografit të New York Post në apartamentin e saj në Brooklyn.

E ndërsa i ati i saj president u arratis me 169 milionë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe gratë afgane jetojnë me frikën e rikthimit të talebanëve, vajza e Ghanit jeton e qetë jetën artistike në Amerikë.

Mariam Ghani, një artiste vizuale gëzon një mënyrë jetese boheme në Brooklyn, ku kontrasti me sundimin e ashpër të talebanëve mbi gratë dhe vajzat nuk mund të ishte më i ashpër.

Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarit që ishte në apartamentin e saj, të vendosur në një ndërtesë luksoze në një bllok të qetë.

Në një postim në rrjetet sociale Mariam Ghani tha se ishte “e zemëruar dhe e pikëlluar dhe tmerrësisht e frikësuar për familjen, miqtë dhe kolegët e lënë pas në Afganistan“, duke shtuar se “po punoj për të bërë gjithçka që mundem në emër të tyre“.

Afghan President Ashraf Ghani, center, inspects an honor guard during the opening ceremony of the new legislative session of the Parliament, in Kabul, Afghanistan

Share With:
Translate »
243 Views