I dashur prind, fëmija yt mund të jetë tashmë seksualisht aktiv (nga një mik që ta do të mirën)
Seksi është një pjesë normale e zhvillimit të adoleshentëve sipas një studimi që zbuloi se më shumë se gjysma e adoleshentëve janë seksualisht aktivë.
Afërsisht 60% e adoleshentëve kanë kryer marrëdhënie seksuale që në shkollë të mesme. Të dhënat i përkasin Amerikës, gjithsesi adoleshenca ka pak a shumë të njëjtat etapa zhvillimi pavarësisht realiteteve. Kështu sugjeron edhe studiuesja Laura Lindberg.
Në studim morën pjesë 130 mijë gjimnazistë në 40 shtete. Përqindja e adoleshentëve që kishin pasur përvoja seksuale duket se rritej me rritjen në klasa.
Mary Sullivan, një tjetër studiuese thotë se këto rezultate nuk janë fare surprizë për të. Ajo ka punuar për dekada me radhë me adoleshentë dhe shëndetin e tyre seksual. E njeh realitetin, vetëm se shpreson që ky studim të jetë një kambanë alarmi për prindërit. Bisedat e tyre me adoleshentët duhet të kalojnë në një nivel tjetër tashmë, në atë të kontracepsionit.
Shumica e prindërve e urrejnë ta bëjnë këtë gjë, edhe në kultura si Amerika. Por është e nevojshme. Si të niset biseda? Po ja, për shembull me këtë studim.
“Lexova një studim interesant që thoshte se…..”, ja edhe kështu mund të niset biseda dhe prindi me mençuri ta çojë atje ku duhet tek kontracepsioni për të shmangur jo vetëm një shtatzëni të paplanifikuar, por edhe një mori infeksionesh seksualisht të transmetueshme.
Edhe prindërit që janë mendjehapur dhe flasin, ka raste që kujtohej vonë. Ecin me idenë se fëmija i tyre është akoma i vogël ose me idenë “Përse t`ia çoj në mendje”.
*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al